“Sezoni i gjuetisë”. Nëse do të ishte një film me agjentë dhe “007”, ky do të ishte titulli më i përshtatshëm. Në Estoni ka nisur lufta kundër spiunëve rusë dhe rezultatet kanë qenë menjëherë mbresëlënëse.
Autoritetet e sigurisë në vendin balltik kanë zbuluar dhe realizuan arrestimin e 16 personave të lidhur me shërbimet inteligjente të Rusisë. Sipas kreut të shërbimit të sigurisë KaPo, Margus Palloson, shumica e të ndaluarve dyshohet se punonin për Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, ndërsa disa të tjerë kishin lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, e njohur me emrin GRU.
Megjithatë, autoritetet në Estoni theksuan një detaj të rëndësishëm: pothuajse asnjë nga të arrestuarit nuk kishte akses në informacione sekrete apo institucione shtetërore. Të gjithë janë identifikuar dhe ndaluar në faza të hershme të aktivitetit të tyre dhe nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme reale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)