Izrael paralajmëron SHBA: Një stërvitje raketore iraniane, mund të përdoret për sulm surprizë

Izraeli i frikësohet një sulmi surprizë me raketa nga Irani. Për këtë arsye kreu i IDF ka lajmëruar SHBA se një stërvitje në Teheran, mund të shndërrohet në një sulm të mundshëm ndaj Izraelit.

Burimi: Newsmax

22.12.2025. 08:13

Izrael paralajmëron SHBA: Një stërvitje raketore iraniane, mund të përdoret për sulm surprizë

Një stërvitje raketore e Gardës Revolucionare Iraniane mund të përdoret si mbulim për një sulm rrufe ndaj Izraelit, paralajmëroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Gjeneralejtënant Eyal Zamir, administratën Trump gjatë fundjavës.

Edhe pse të dhënat e mbledhura tregojnë vetëm lëvizjet e forcave në Iran, toleranca ndaj kërcënimeve e ushtrisë izraelitë është shumë më e ulët se sa ishte pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023.

Një burim i njohur me çështjen shtoi se "mundësitë për një sulm iranian janë më pak se 50%, por askush nuk është i gatshëm të marrë rrezikun dhe të thotë thjesht se është vetëm një ushtrim".

Inteligjenca izraelite thuhet se ngriti shqetësime të ngjashme gjashtë javë më parë pasi identifikoi lëvizjet e raketave iraniane, por asgjë nuk ndodhi.

Gjatë fundjavë zyrtari i lartë ushtarak i Izraelit, telefonoi kreun e Komandës Qendrore të SHBA-së, Admiral Brad Cooper, për ta informuar mbi shqetësimet në lidhje me stërvitjen raketore iraniane dhe i kërkoi atij koordinim të përbashkët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)