Protestat e dhunshme në Iran kanë bërë që numri i viktimave të shkojë në të paktën 35. Njoftimi u dha nga aktivistët, në një kohë kur demonstratat vijojnë pa u ndalur. Lajmi u raportua nga mediat amerikane, duke cituar agjencinë “Human Rights Activists”.
Sipas këtij burimi, i cili mbështetet në të dhënat e një rrjeti aktivistësh brenda Iranit, mbi 1,200 persona janë arrestuar gjatë protestave që zgjasin prej më shumë se një jave. Viktimat përfshijnë 29 protestues, katër fëmijë dhe dy anëtarë të forcave të sigurisë iraniane.
Nga ana tjetër, agjencia iraniane “Fars”, e cila është e lidhur me pushtetin, njoftoi se gjatë përleshjeve janë plagosur rreth 250 policë dhe 45 anëtarë të forcave vullnetare. Rritja e numrit të viktimave ka nxitur spekulime për një reagim të mundshëm amerikan.
Mediat amerikane kujtojnë se të premten presidenti Donald Trump paralajmëroi Iranin se “nëse Teherani vret protestuesit paqësorë”, Shtetet e Bashkuara “do të ndërhyjnë në mbrojtje të tyre”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)