Incidenti me raketën, Turqia thërret urgjentisht ambasadorin iranian

Ankaraja zyrtare ka theksuar se nuk është palë në konflikt, nuk ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore apo të bazave ushtarake në territorin turk për operacione luftarake.

04.03.2026. 17:32

Incidenti me raketën, Turqia thërret urgjentisht ambasadorin iranian

Qeveria turke ka thirrur ambasadorin e Iranit në Ankara në Ministrinë e Jashtme. Arsyeja lidhet me kërkesën për sqarime, rreth një rakete të lëshuar nga regjimi i Teheranit dhe të interceptuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO.

Raketa u neutralizua teksa ishte drejtuar për në hapësirën ajrore turke. Sipas njoftimeve zyrtare, autoritetet turke i kanë shprehur diplomatit iranian shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në të gjithë rajonin.

Në qëndrimin e saj, Ankaraja zyrtare ka theksuar se nuk është palë në konflikt. Për më tepër, Turqia nënvijëzoi se nuk ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore apo të bazave ushtarake në territorin turk për operacione luftarake.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)