Kreu i demokratëve Sali Berisha në konferencën për shtyp foli për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin në Spanjë, që sipas kreut të PD e fshehur pjesëmarrjen duke e maskuar si takim me homologun Pedro Sanchez.
"Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.
Pra, edhe njëherë, kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh. Çfarë emri mund t’i vini ju një kryeministri të tillë që fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar dhe e shet se ishte për një vizitë zyrtare në Spanjë? A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike?
Ai tha se postimi i Aleks Soros e nxorri zbuluar. "Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros. Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët. Çfarë tregon me këtë? Ky tregon me këtë se nuk ka interesa kombëtare. Shkove, pranove dhe u anëtarësove në Bordin e Paqes dhe për këtë shqiptarët meritojnë shpjegimin që vijon, ne e kemi miratuar këtë plotësisht, sepse po të jetë çështja për çështje të sigurisë kombëtare, në absolutisht pa asnjë mëdyshje jemi në anën e SHBA. Të mos ketë iluzion këtu. Dakord. Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane. Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata. Ku i ke interesat ti? Ti nuk ke interesa për vendin, ke interesa vetëm personale. Ti çdo lëvizje e bën për të shpëtuar kokën tënde. Kjo është fyerje, ky është përçmim. Ky është turp!", vijoi Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)