Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike lidhur me situatën në Iran me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilit i konfirmoi "gatishmërinë e palës ruse për të vazhduar ndërmarrjen e përpjekjeve të duhura të ndërmjetësimit, duke ndihmuar në promovimin e dialogut konstruktiv me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të interesuara". Kremlini raportoi se "u ra dakord të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme", shtoi shërbimi presidencial i shtypit rus.
Sakaq, iranianët do të ndalohen të përdorin shërbimet ndërkombëtare online para festës së Novruzit, i cili bie rreth 20 marsit. IranWire raportoi këtë, duke cituar një deklaratë nga zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani. Ndërprerja aktuale e internetit, e imponuar nga regjimi i Teheranit për të censuruar protestat në vend, ka vazhduar për më shumë se një javë.
Sipas NetBlock ka tejkaluar rekordin e vendosur në vitin 2019 gjatë të ashtuquajturit "Nëntor i Përgjakshëm". NetBlocks, një organizatë që monitoron shërbimet e internetit në të gjithë botën duke ndjekur lidhjen e vendeve, thekson se "ende nuk është regjistruar asnjë rivendosje e pjesshme ose rajonale". "Në vitin 2019, vetëm pasi u rivendos lidhja ishte e mundur të kuptohej shkalla e shtypjes brutale", thekson NetBlocks.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)