Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 6 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm brenda ambienteve të burgut të Reçit. Të dy kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Një incident i dhunshëm është shënuar sërish në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt fizik me pasoja të rënda.
Sipas burimeve, gjatë orarit të drekës Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e institucionit penitenciar. Përplasja ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ndërsa dyshohet se Mikel Thani është ndihmuar edhe nga disa të tjerë.
Si pasojë e përleshjes, të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Burgut në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë bërë ndarjen e personave të përfshirë në konflikt.
Mikel Thani ndodhet në vuajtje dënimi që prej vitit 2015, i dënuar për plagosjen e prindërve të ish-të fejuarës së tij dhe të mbesës së tyre. Ndërkohë, Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes së njohur “Metamorfoza”.
Ky nuk është incidenti i parë në këtë institucion, pasi pak kohë më parë në burgun e Reçit u regjistrua një tjetër përplasje mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit, ku ky i fundit mbeti i plagosur.
Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar "Skema" ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërki dy të therë, të cilët i kanë marrë një personi 40 mijë euro duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si të njohur të tijët.
15:10 25 min më parë11.01.2026.
Autori
Ka nisur në Ferras të Fierit procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet. Të dhënat e para flasin për 120 banesa të dëmtuara në shkallë të ndryshme.
14:56 39 min më parë11.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
14:15 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Në të gjithë vendin, prej shtatorit ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Deri tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 238 mijë qytetarë.
14:07 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Ish-presidenti Ilir Meta nga qelia ka vlerësuar dëshminë e ish-ministrit Arben Ahmetaj në një intervistë televizive, i cili sipas tij po çmonton organizatën kriminale në pushtet që ka marrë peng drejtimin e vendit.
13:51 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka plaçkitur 5 banesa në qytet.
13:32 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Një shtetas shqiptar i dënuar në Itali me 6 vjet e 6 muaj burg për trafik lëndësh narkotike, u arrestua me qëllim ekstradimi.
13:11 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Vijon të jetë e rënduar situata nga moti i keq në vend. E teksa në jug reshjet kanë fryrë lumenjtë, bora në veri ka bllokuar fshatra të tërë.
12:26 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Tre shtetase kolumbiane u arrestuan nga policia e Elbasanit nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit.
11:44 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)