Policia arreston norvegjezin, banonte në fshatrat e Fierit dhe shiste kokainë

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit që ai drejtonte, i cili ishte marrë me qira, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të dyshuar lënde narkotike.

19.04.2026. 13:52

Policia arreston norvegjezin, banonte në fshatrat e Fierit dhe shiste kokainë

Një shtetas norvegjez, i cili banonte përkohësisht në Patos, është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 28 vjeç, i cili banonte përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, në Patos. “U kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos,” bëri me dije policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit që ai drejtonte, i cili ishte marrë me qira, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të dyshuar kokaine. “Sasia e lëndës narkotike dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar,” thuhet në njoftim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)