Loja ndalet prej “pushtimit” të fushës, ngjarja e pazakontë në Australi

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, por vëmendja pas takimit u zhvendos nga rezultati te pamjet e pazakonta të pulëbardhave në fushë.

19.04.2026. 12:41

Loja ndalet prej “pushtimit” të fushës, ngjarja e pazakontë në Australi

Një ndeshje e kampionatit australian A-League mes Melbourne Victory dhe Neccastle Jets u ndërpre përkohësisht pasi një tufë pulëbardhash zbriti në fushë në minutat e fundit të takimit, duke shkaktuar një situatë të pazakontë në AAMI Park. Ngjarja ndodhi në minutën e 90-të, kur lojtarët po përgatiteshin për një goditje dënimi.

Papritur, dhjetëra pulëbardha u grumbulluan pranë vendit ku ishte vendosur topi, duke e detyruar lojën të ngadalësohej për disa çaste. “Pulëbardhat zbritën menjëherë në fushë dhe u mblodhën rreth pikës së goditjes së dënimit”, raportohej nga stadiumi, ndërsa situata u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Foto nga web

Sulmuesi Lachlan Bayliss po përgatitej të ekzekutonte goditjen kur zogjtë filluan të rrethojnë zonën, duke shkaktuar habi te lojtarët dhe tifozët. Ndërsa pulëbardhat njihen zakonisht për “vjedhjen e patateve të skuqura”, këtë herë ato duket se “u interesuan” për topin e futbollit, duke u bërë protagonistet e papritura të ndeshjes.

Një përdorues në platformën X komentoi me ironi: “Pulëbardhat e duan futbollin!”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, por vëmendja pas takimit u zhvendos nga rezultati te pamjet e pazakonta të pulëbardhave në fushë. Disa tifozë ngritën dyshime se prania e tyre mund të lidhej me ushqime të hedhura nga tribunat, ndërsa të tjerë thjesht e cilësuan si një episod të rrallë dhe komik në futbollin profesionist.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)