Kreu i grupit socialist, Taulant Balla mësohet se është përplasur verbalisht me eurodeputetin gjerman, Michael Gahler në lidhje me praninë e Shqipërisë në iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump të njohur si “Bordi i Paqes”.
Eurodeputeti Michael Gahler, i cili është pjesë e një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian i ka kërkuar shpjegime Ballës arsyet se përse Shqipëria e pranoi ftesën e SHBA për të qenë pjesë e këtij bordi.
Mësohet se Balla i është përgjigjur Gahler se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA teksa e ka ftuar që të pyesë në KE se përse vendet e BE nuk kanë një qëndim të përbashkët për këtë çështje.
Në përgjigje të tij, Taulant Balla i kujtoi se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje, ku disa vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe disa të tjera jo.
Gjithashtu, Balla ka ngritur shqetësimin për gjyqin që po zhvillohet në Hagë kundër udhëheqësve te Kosovës, për të cilët prokuroria speciale ka kërkuar nga 45 vite burg për krime lufte.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)