Të paktën 2 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që u pasua nga një zjarr në një azil pleqsh në Pensilvani.
Ngjarja ndodhi në orët e pasdites në Shtëpinë e Pleqve Silver Lake në Bristol, kur ekipet e emergjencës u njoftuan se ndihej një erë e rëndë gazi. Kur ato mbërritën në vendngjarje, pati një shpërthim të madh që pothuajse shembi të gjithë goditën.
5 persona rezultojnë ende të zhdukur, por zyrtarët thanë se nuk ishin të sigurt nëse ata ishin në ndërtesë në momentin e ngjarjes.
Disa njerëz mbetën të bllokuar në bodrumin e ndërtesës së shembur, por u shpëtuan pas përpjekjeve të zjarrfikësve.
Guvernatori Josh Shapiro tha se numri i saktë i të lënduarve nuk dihet ende dhe shkaku i shpërthimit mbetet nën hetim.
Imazhet dhe videot e postuara në platformat sociale nga mediat lokale tregojnë një ndërtesë pjesërisht të shembur me flakë masive që dalin prej saj.
Shapiro vlerësoi mbështetjen nga autoritetet në të gjithë rajonin, të cilat nxituan të ofronin ndihmë, dhe tha se banorët që jetonin pranë azilit të pleqve ishin të jashtëzakonshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)