Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj aleatëve evropianë, duke shprehur pakënaqësi për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe duke kërcënuar hapur Spanjën me bllokim të plotë të shkëmbimeve tregtare.
Gjatë një takimi dypalësh në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Trump u shpreh se “nuk është i kënaqur nga sjellja e Mbretërisë së Bashkuar” sa i përket mbështetjes evropiane në konfliktin me Iranin. Ai theksoi se Gjermania dhe NATO po lëvizin në drejtimin e duhur për rritjen e shpenzimeve ushtarake.
Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi ashpër Spanjën, duke pretenduar se është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka pranuar objektivin për të çuar shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai shtoi se Madridi ka refuzuar përdorimin e bazave të tij në kuadër të operacioneve kundër Iranit.
“Askush nuk mund të na thotë të mos përdorim bazat. Spanja nuk ka një lidership të madh”, deklaroi Trump, duke paralajmëruar masa të forta ekonomike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)