Levizje e surprizë e Kremlinit: Gati të firmosim pakt kundër agresionit

Deklarata u bë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Moska është e gatshme për një angazhim “të shkruajtur të zezë mbi të bardhë dhe plotësisht ligjor”.

25.12.2025. 22:53

Levizje e surprizë e Kremlinit: Gati të firmosim pakt kundër agresionit

Lëvizje surprizë e Kremlinit. Nga Moska ka ardhur një njoftim i papritur: Rusia shprehet e gatshme të nënshkruajë një pakt kundër agresionit reciprok me vendet e NATO-s. Deklarata u bë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sipas agjencisë shtetërore Tass.

Zakharova theksoi se “Moska është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime në një dokument të shkruar dhe që ngre detyrime juridike për palët e përfshira”. Sipas saj: “Forma konkrete e marrëveshjes mund të përcaktohet gjatë negociatave, por duhet të jetë një akt i plotë i së drejtës ndërkombëtare”.

Rusia shprehet e hapur që një pakt i tillë të përfshijë jo vetëm NATO-n, por edhe vendet e Bashkimit Europian. Qëllimi, sipas autoriteteve ruse, është garantimi i mungesës së planeve agresive mes palëve në mënyrë reciproke. Sipas Zakharovës, kjo nismë përfaqëson vazhdimësinë logjike të qasjes parimore të Rusisë në politikën e jashtme. Ajo përsëriti se Moska është e gatshme t’i parashtrojë këto angazhime “të shkruajtura të zezë mbi të bardhë dhe në mënyrë ligjore”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)