Kancelari gjerman, Friedrich Merz, pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë brenda pak orësh për të takuar Donald Trump, presidentin e SHBA-së, një takim ky i parë i presidentit me një lider të huaj që nga nisja e sulmeve ushtarake ndaj Iranit.
Vizita ishte planifikuar që më parë dhe u njoftua para operacionit ushtarak SHBA-Izrael, por tani të dy liderët po fokusohen tek interesat e tyre në Lindjen e Mesme, ndërsa konfliktet po përshkallëzohen.
Gjermania nuk ka mbështetur dhe as nuk ka miratuar këtë operacion, por së bashku me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve hakmarrëse të Iranit.
Në një deklaratë të përbashkët të dielën, këto tre vende thanë se do të "marrin masa për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve në rajon", duke përfshirë, potencialisht, edhe "veprime të nevojshme dhe proporcionale mbrojtëse" për të shkatërruar kapacitetin e Iranit për të lëshuar dronë dhe raketa.
Trump pritet të shpresojë që Gjermania të marrë këto masa, dhe dy liderët do të diskutojnë me shumë gjasa të ardhmen e Iranit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)