Tentuan t’i vjedhin picat, vritet me kaçavidë futbollisti në Itali

Gabriele Vaçaro dhe dy shokë të tij po ktheheshin në makinën e tyre të parkuar rreth orës 3:30 të mëngjesit të dielën 19 prillit, kur hasën pesë të rinj. Një grindje nisi me tyre dhe përfundoi me goditjet fatale në qafë dhe bark për Gabrielen, nga një prej të rinjve.

Burimi: TGCOM

24.04.2026. 13:29

Tentuan t’i vjedhin picat, vritet me kaçavidë futbollisti në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, ku një futbollist 25-vjeçar është goditur për vdekje me një kaçavidë, nga disa adoleshentë që u përpoqën t’i vidhnin picat që ai kishte me vete.

Gabriele Vaçaro dhe dy shokë të tij po ktheheshin në makinën e tyre të parkuar rreth orës 3:30 të mëngjesit të dielën  19 prillit, kur hasën pesë të rinj. Një grindje nisi me tyre dhe përfundoi me goditjet fatale në qafë dhe bark për Gabrielen, nga një prej të rinjve.

Pesë personat më pas ikën nga parkingu, ndërsa miqtë e Gabrieles, duke mos e kuptuar ashpërsinë e lëndimeve të tij, e morën atë në shtëpi pas sulmit. Më vonë u thirr ambulance dhe ai ndërroi jetë pas transportimit në spital.

Tre nga pesë të rinjtë që e sulmuan 25-vjeçarin, mes të cilëve edhe një 17-vjeçar, janë arrestuar dhe marrë në pyetje.

I mituri, me origjinë egjiptiane, besohet se ka kryer goditjen me kaçavidë. Hetuesit thonë se pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë atë duke përdorur një kaçavidë si armë.

Policia beson se konfrontimi filloi pasi grupi i kërkoi Gabriele-s t'i dorëzonte picat që mbante me vete.

“Nuk mund të mbani as pica siç duhet. Na i jepni neve”, ka qenë fjalia që ndezi sherrin mes tyre.

Me origjinë nga Favara, Gabriele ishte punonjës postar dhe futbollist i apasionuar që luajti për disa klube, duke përfshirë Atletico Favara, Casteltermini dhe Kamarat në ligën Promozione.

Atletico Favara e përshkroi atë si "një të ri me natyrë të mirë, një sportist, një shembull të mirësjelljes dhe pasionit".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)