Po luante me motrat në kampin e refugjatëve, humb jetën vogëlushja 5 vjeçe

Bombardimet në tenda, katër viktima në Gaza. Sulmi u krye në një zonë të kontrolluar nga Hamasi dhe kishte si objektiv një militant të kësaj organizate.

06.01.2026. 09:39

Po luante me motrat në kampin e refugjatëve, humb jetën vogëlushja 5 vjeçe

Një sulm izraelit në Rripin e Gazës të hënën goditi një tendë që strehonte refugjatë të luftës, duke shkaktuar vdekjen e një vajze 5-vjeçare dhe xhaxhait të saj, si dhe plagosjen e dy fëmijëve të tjerë, sipas autoriteteve spitalore lokale.

Vajza e vrarë quhej Dana Abu Ma‘rouf. Ajo po luante në kamp me motrat e saj, Hyba dhe Maryam Abu Jalal, përkatësisht 5 dhe 7 vjeç. Dy motrat e saj mbetën të plagosura gjatë bombardimit. Në total nga sulmi humbën jetën katër persona.

Sulmi ndodhi në zonën Al Mawasi, në veriperëndim të Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, viktimat i shtohen më tepër se 400 personave të vrarë që nga fillimi i armëpushimit në tetor.

Forcat izraelite theksuan se sulmi u krye në një zonë të kontrolluar nga Hamasi dhe kishte si objektiv një militant të kësaj organizate. Ai dyshohej se po përgatiste një sulmi kundër trupave izraelite në jug të Gazës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)