2 vjet mungesa për shkak të luftës, fëmijët e Gazës kthehen në shkolla

Pas më shumë se 2 vitesh mungesë, në Gaza është rikthyer mësimi në shkolla, tashmë të improvizuara. Kushtet janë të vështira, por për banorët e cilësojnë këtë gjë si rikthim të shpresës.

Burimi: BBC

08.01.2026. 08:11

2 vjet mungesa për shkak të luftës, fëmijët e Gazës kthehen në shkolla

Në Qytetin e Gazës, tingulli i zërave të fëmijëve që mësojnë po dëgjohet sërish, këtë herë nga çadra të improvizuara që shërbejnë si klasa.

Pas armëpushimit Izrael–Hamas në tetor, disa shkolla kanë rifilluar aktivitetin, pavarësisht kushteve tejet të vështira.

Në lagjen Tel al-Hawa, në vendin ku dikur ndodhej shkolla Lulwa Abdel Wahab al-Qatami, e shkatërruar në janar 2024,  qindra nxënës ndjekin mësim bazik nën drejtimin e UNICEF-it.

Mësohen vetëm lëndët kryesore: arabisht, anglisht, matematikë dhe shkencë, pa energji elektrike, internet apo pajisje mësimore të mjaftueshme.

Sipas UNICEF-it, mbi 97% e shkollave në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë luftës, duke lënë rreth 658 mijë fëmijë pa arsim formal për gati dy vjet. Shumë prej tyre kanë përjetuar trauma të rënda, përfshirë humbjen e prindërve dhe zhvendosjen e detyruar.

Mësuesit dhe prindërit thonë se, pavarësisht mangësive, rikthimi në shkollë sjell shpresë dhe një ndjenjë normaliteti.

“Arsimi është investimi i vetëm që mund t’u japim fëmijëve tanë,” thonë ata, ndërsa kërkesat për më shumë klasa dhe ndihma mbeten të mëdha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)