Britania e Madhe, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosë të tërheqë një pjesë të personelit të saj në bazën ajrore të Katarit.
Vendimi vjen pas situatës së tensionuar në Iran, ku retorika e ashpër ka vijuar mes presidentit amerikan dhe liderëve të Republikës Islamike.
Pak më parë, agjencia e lajmeve Reuters deklaroi se SHBA mund të sulmojë Iranin brenda 24 orëve të ardhshme në lidhje me dhunën e pazakontë që regjimi po ushtron ndaj protestuesve që prej dy javësh tashmë kanë zaptuar rrugët e qyteteve kryesore.
Sipas burimeve, mbi 3000 persona janë vrarë deri në këto momente në Iran, teksa numri i të arrestuarve është me mijëra.
Një deklaratë e qeverisë së Katarit konfirmoi se masat po merren “në përgjigje të tensioneve aktuale rajonale”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)