“Ulërima e Luanit”, emri që Izraeli pagëzoi operacionin në Iran

Emri i operacionit u publikua ndërsa sulmet ndaj objektivave iraniane vijojnë, duke shtuar tensionin në rajon.

28.02.2026. 09:36

“Ulërima e Luanit”, emri që Izraeli pagëzoi operacionin në Iran

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur “Ulërima e Luanit” operacionin ushtarak të nisur nga Izraeli kundër Iranit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja izraelite Haaretz.

Emri i operacionit u publikua ndërsa sulmet ndaj objektivave iraniane vijojnë, duke shtuar tensionin në rajon. Ndërkohë, rritet edhe rreziku i një kundërpërgjigjeje nga Teherani. Autoritetet iraniane kanë njoftuar përgatitje për një reagim ushtarak dhe kanë vendosur në gatishmëri strukturat e emergjencës dhe të mbrojtjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)