Departamenti Amerikan i Shtetit iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Lindja e Mesme urgjentisht për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë.
Sipas DASH, qytetarët amerikanë duhet të largohen duke përdorur udhëtimet komerciale të disponueshme nga Bahreini, Egjipti, Irani, Iraku, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.
Por numri i kufizuar i fluturimeve përbën një sfidë për ata që duan të largohen .
Më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar vetëm të martën, duke iu shtuar mijëra fluturimeve ndërkombëtare të anuluara të dielën dhe të hënën, sipas të dhënave nga FlightAëare.com.
Jashtë rajonit, linja të tjera ajrore vazhdojnë të ridrejtojnë ose anulojnë fluturimet që ishin planifikuar të fluturonin pranë zonës së konfliktit. Qielli mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Izraelin, Bahreinin, Irakun dhe Jordaninë mbeti pothuajse bosh të martën në mëngjes.
Ndërkohë, në një tjetër thirrje, DASH iu kërkoi dhe anëtarëve të stafit jothelbësor në ambasadat e SHBA në Jordani, Bahrein, Irak, Katar dhe Kuvajt, të largohen së bashku me familjarët e tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)