Forcat Mbrojtëse të Izraelit raportohet të kenë hyrë me ushtri brenda territorit libanez, në ditën e katërt të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas zëdhënësit të IDF, forcat izraelite kanë hyrë në Liban, në zonat kufitare dhe kanë marrë kontrollin e disa pikave “shumë të rëndësishme për të forcuar frontin”.
Ministri Katz, e konfirmoi pak minuta më vonë ofensivën tokësore duke shtuar se vendimmarrja me kryeministrin Netanjahu është bërë me qëllim për të parandaluar sulmet ndaj territoreve izraelite.
“IDF vazhdon të veprojë me forcë kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Organizata terroriste po paguan dhe do të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për zjarrin e saj ndaj Izraelit”, shprehet Katz.
Më herët gjatë së martës, avionët e Izraelit bombarduan disa zona në Liban, ku mendohet se kishin bazat militantët e Hezbollahut. Për të shmangur fatalitetet te civilët, IDF kishte lëshuar dhe një paralajmërim.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka komentuar në Truth Social mbi rezervat amerikane të municioneve të “llojit të mesëm dhe të lartë”, duke shtuar se luftërat “mund të zhvillohen ‘përgjithmonë’ vetëm duke përdorur vetëm këto furnizime”.
"Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati për të fituar" shkruan Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzon gjithashtu paraardhësin e tij Joe Biden se i ka siguruar Ukrainës shumë armë amerikane të nivelit super të lartë.
Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden i kishte lejuar Ukrainës të përdorte raketa të fuqishme ATACMS me rreze të gjatë veprimi, të afta të godisnin deri në 300 km.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)