Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe kanë zvogëluar praninë e tyre konsullore në disa vende të tjera, ndërsa sulmet në rajon vijojnë të intensifikohen.
Ambasada amerikane në Arabinë Saudite është mbyllur sot pasi objekti u godit nga dy dronë të dyshuar iranianë . Ndërkohë selia diplomatike në Kuvajt ka mbyllur dyert e saj deri në njoftim të mëtejshëm.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së më parë urdhëroi largimin e personelit qeveritar jo-emergjent nga Kuvajti.
Departamenti i Shtetit u ka kërkuar amerikanëve të largohen menjëherë nga 14 vende në rajon për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë.
Gjithashtu i ka kërkuar personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe familjeve të tyre të largohen nga vendet e mëposhtme : Jordania, Bahrein, Katar, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)