“Iran International”, media opozitare me bazë në Londër, ka njoftuar se ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, i ka mbijetuar një atentati gjatë ditëve të fundit. Sipas burimeve të informuara mbi situatën, ai nuk ka pësuar dëme nga sulmi, është gjallë dhe është transferuar në një vend të sigurt.
Gjatë së shtunës dhe të dielës, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, disa media iraniane kishin raportuar se ish-presidenti kishte vdekur si pasojë e bombardimeve. Por, media e rëndësishme botërore nuk e kishin konfirmuar këtë lajm rreth Ahmadinejad.
Ndërkohë, sipas raportimeve të gazetarëve nga Teherani, në kryeqytetin Iranian kanë ndodhur shpërthime të forta. Forcat ajrore izraelite kanë njoftuar gjithashtu se kanë goditur pak më parë në Teheran një “komandant të lartë të regjimit terrorist Iranian”, sipas raportimeve të “Times of Israel”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)