Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të zhvillojnë të enjten një tjetër raund bisedimesh, për t’i dhënë fund luftës mes tyre, përpara se armëpushim dyjavor të skadojë më 21 prill.
Sipas mediave amerikane, të cilët citojnë dy burime në dijeni të çështjes, negociatat mes palëve mund të mbahen sërish në Islamabad, por po shihet si mundësi edhe Gjeneva.
Ndërkohë, Pakistani vijon të luajë më së miri rolin e ndërmjetësit. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse takimi i parë mes palëve nuk solli rezultat, bisedime nuk ishin të ngurta
por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për dialog dhe paqe.
Pikat kryesore ku po çalojnë këto negociata vijojnë të jenë programi bërthamor i Irani dhe çështja e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit.
Së fundmi, raportohet se presidenti Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit që parashikon ndalimin e pasurimit të uraniumit për 5 vite. Sipas raportimeve, SHBA kishte kërkuar një periudhë deri në 20 vite. Megjithatë, diskutimet vazhdojnë dhe palët po shqyrtojnë mundësinë për të gjetur kompromis.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)