Është rihapur për qarkullim ura e “Ylberit” në Teksa, e njohur për pjerrësinë e saj të fortë dhe për përjetimet “drithëruese” të shoferëve gjatë kalimit në të.
Ura lidh Jefferson County dhe Orange County, duke kaluar mbi lumin Neches River, dhe shërben si lidhje rrugore mes Port Arthur dhe Bridge City.
E ndërtuar në vitin 1938, ajo është një nga strukturat më të larta përgjatë bregdetit të Gjirit të Meksikës dhe shpesh krahasohet nga drejtuesit e mjeteve me ndjesinë sikur je në një tren të shpejtësisë së lartë në parqet e argëtimit.
Punimet e rinovimit, që nisën në mars 2025, përfshinë riparimin e sipërfaqes së rrugës, forcimin e barrierave mbrojtëse dhe zëvendësimin e mijëra elementëve metalikë strukturorë. Projekti u përfundua rreth 6 muaj më herët se afati fillestar prej 18 muajsh.
Pas rihapjes, autoritetet njoftuan se qarkullimi është rikthyer normalisht me të gjitha korsitë e hapura. Shoferë të shumtë në rrjetet sociale vazhdojnë ta përshkruajnë urën si një nga kalimet më stresuese në SHBA për shkak të ngjitjes së pjerrët dhe ndjesisë së lartësisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)