Kim Jong-un: Koreja e Veriut dhe Rusia ndajnë “gjak, jetë dhe vdekje”

Kjo ishte përmbajtja e mesazhit të urimit për Vitin e Ri nga lideri Korean drejtuar presidentit Vladimir Putin.

27.12.2025. 10:59

Kim Jong-un: Koreja e Veriut dhe Rusia ndajnë “gjak, jetë dhe vdekje”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka deklaruar se vendi i tij dhe Rusia kanë ndarë “gjak, jetë dhe vdekje” gjatë luftës në Ukrainë. Kjo ishte përbajtja e mesazhit të urimi për Vitin e Ri drejtuar presidentit rus Vladimir Putin.

Në mesazhin e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, Kim e cilëson vitin 2025 si një “vit vërtet domethënës” për aleancën mes Phenianit dhe Moskës, që sipas tij, është forcuar edhe më tej përmes “ndarjes së gjakut, jetës dhe vdekjes në të njëjtën llogore”.

Koreja e Veriut ka konfirmuar në muajin prill se ka dërguar trupa për të mbështetur fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke pranuar gjithashtu se ushtarë koreano-veriorë janë vrarë në luftime. Më herët gjatë këtij muaji, Pheniani pranoi se kishte dërguar trupa edhe për pastrimin e minave në rajonin rus të Kurskut, në gusht të vitit 2025.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)