Një moment historik, i cili ka bërë që fshati të jetë në festë. Një komunitet në rajonin Volta në Ganë priti me entuziazëm dhe kërcime lidhjen me rrjetin kombëtar të energjisë, duke siguruar për herë të parë furnizimin me elektricitet për për banorët e zonës.
Rajoni i Voltas është një prej 16 rajoneve administrative të vendit. Me një hapësirë prej më tepër se 9,500 km2, aty jetojnë afro 1 milion e 660 mijë banorë. Gana renditet ndër shtetet me nivelin më të lartë të furnizimit në energji elektrike në Afrikë, pasi aktualisht furnizohet rreth 90% të popullsisë.
Autoritetet vijojnë përpjekjet për të plotësuar hendekun e mbetur në mbulimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat më të thella. Sipas planeve qeveritare, deri në vitin 2030, Gana synon të arrijë akses pothuajse universal në energji elektrike, me objektivin e rreth 99% mbulimit kombëtar, duke i dhënë përparësi komuniteteve rurale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)