Izraeli ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të administratës amerikane për krijimin e një organizimi të ri të quajtur Këshilli i Paqes në Gaza, duke theksuar se iniciativa nuk është koordinuar me të dhe bie ndesh me qëndrimet e qeverisë.
Sipas njoftimit zyrtar, përbërja e komitetit është shqetësuese për Izraelin, pasi në të përfshihen përfaqësues të lartë nga Turqia dhe Katari, dy vende që kanë kritikuar ashpër veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Kryeministri Netanyahu ka udhëzuar ministrin e Jashtëm, Gideon Sha’ar, që të shprehë zyrtarisht kundërshtimin izraelit ndaj këtij vendimi te sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Autoritetet izraelite theksojnë se çdo përpjekje ndërkombëtare që lidhet me të ardhmen e Gazës duhet të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin dhe të marrë parasysh shqetësimet e tij për sigurinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)