Zbulohen dy varre masive në Kongo me të paktën 171 trupa

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimat dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar.

27.02.2026. 11:19

Zbulohen dy varre masive në Kongo me të paktën 171 trupa

Autoritetet në Kongo dhe një organizatë e shoqërisë civile kanë njoftuar për gjetjen e dy gropave të varreve masive me të paktën 171 trupa. Kjo ka ndodhur në pjesën lindore të vendit, pas tërheqjes së grupit rebel M23 nga zona.

Ndërkohë, në rajon vazhdojnë luftimet, pavarësisht një marrëveshjeje të menjëhershme paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Jean-Jacques Purusi, guvernatori i provincës Kivu e Jugut, bëri me dije se gropat janë zbuluar në lagjet Kiromoni dhe Kavimvira, në periferi të qytetit lindor të Uvirës.

Sipas tij, në Kiromoni e cila është një zonë afër kufirit me Burundin është gjetur një gropë me rreth 30 trupa, ndërsa në Kavimvira janë zbuluar 141 trupa. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimat dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)