Vajza që udhëton e vetme zbulon pse merr gjithmonë një dhomë hoteli për 2 persona

Udhëtarët që preferojnë të lëvizin vetëm po ndajnë online një këshillë që është vlerësuar si e dobishme nga shumë përdorues, rezervimin e dhomës për dy persona, edhe kur qëndrojnë vetëm.

Burimi: Daily Mail

26.02.2026. 15:52

Vajza që udhëton e vetme zbulon pse merr gjithmonë një dhomë hoteli për 2 persona

Udhëtarët që preferojnë të lëvizin vetëm po ndajnë online një këshillë që është vlerësuar si e dobishme nga shumë përdorues, rezervimin e dhomës për dy persona, edhe kur qëndrojnë vetëm. Sipas tyre, kjo zgjedhje mund të sjellë më shumë përfitime dhe fleksibilitet gjatë qëndrimit në hotel.

Një udhëtare e ndau eksperiencën e saj në Reddit, duke shpjeguar se në disa zinxhirë hotelesh, si ato të grupit Accor, rezervimi për dy persona mund të përfshijë dy kupona për pije mirëseardhjeje, më shumë opsione për mëngjes dhe benefite të tjera shtesë. “Rezervoj dhomë për dy persona, edhe kur jam vetëm. Në shumë raste kjo jep më tepër fleksibilitet”, shkroi ajo.

Përveç përfitimeve ushqimore, kjo mënyrë rezervimi shmang edhe situata të sikletshme kur dëshiron të ftosh një mik në ambientet e hotelit, si në lounge apo në dhomë, duke anashkaluar rregullat strikte për vizitorët e jashtëm që aplikohen shpesh për rezervimet me një person.

Një tjetër përdorues tregoi se në Meksikë, ndonëse ishte vetëm, përfitoi dy mëngjese çdo ditë pasi kishte rezervuar për dy persona. Ndërsa një student në SHBA tha se pagoi vetëm 5 dollarë më shumë në natë për ta kthyer rezervimin nga një në dy persona, duke kursyer në fund në bufenë e hotelit.

Megjithatë, disa përdorues paralajmëruan se ky “truk” nuk funksionon kudo. Në disa vende çmimi ndryshon sipas numrit të personave dhe mund të jetë më i lirë për një udhëtar të vetëm. Prandaj, këshilla kryesore mbetet, kontrolloni gjithmonë kushtet dhe diferencat e çmimeve para rezervimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)