Italiania kryeson listën e legjendave, merr medaljen e 14 olimpike
Patinatorja italiane Arianna Fontana merr kryesimin e listës së legjendave të sportit duke marrë medaljen e 14 olimpike.
07:37 1 ditë më parë19.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në Hagë sot bëhet deklarata përmbyllëse e katër ish liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në seancën përmbyllëse. Secili prej tyre do të ketë nga 20 minuta kohë për të folur.
Në Hagë është duke u zhvilluar seanca për deklarata përmbyllëse të katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Secili prej tyre do të ketë nga 20 minuta kohë për të folur. Më pas trupi gjykues do të ketë tre muaj kohë për të dhënë vendimin.
Në Hagë ndodhet sot edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca si dhe familjarë të 4 komandantëve që do të jenë në galerinë publike brenda ndërtesës së Speciales. Para nisjes së seancës, Konjufca tha për mediat se se verdikti do të jetë në përputhje me historinë e lavdinë e UÇK-së.
"Është dita e fundit e një procesi që zgjati shumë. Pretendojmë se është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës. Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, u shpreh Konjufca.
Për mediat foli edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, e cila theksoi se procesi ka peshë të madhe jo vetëm për katër ish-krerët e UÇK, por edhe për gjithë qytetarët. Deputetja kosovare përsëriti se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në përputhje me të drejtën e popullit për liri.
“Është një proces shumë i rëndësishëm, jo vetëm për katërshen e UÇK-së, por për të gjithë ne. Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në të drejtën e popullit. Të gjithë bashkë jemi këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së UÇK-së dhe trupi gjykues të jetë në të drejtën e tyre, në të drejtën tonë”, tha ajo para mediave.
Ndërkohë seanca u hap me fjalën e mbrojtësit të viktimave, Simon Laws, i cili kundërshtoi pretendimet e ngritura nga ekipet e mbrojtjes. Fillimisht, ai iu përgjigj argumentit të mbrojtjes së Rexhep Selimi, sipas të cilit përfaqësuesi i viktimave nuk ka dëshmuar lidhjen mes krimeve të pretenduara dhe Selimit.
“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, deklaroi Laws.
Ai theksoi gjithashtu se mungesa e ekzaminimeve individuale të viktimave “nuk i bën dëshmitë të parëndësishme”. Sipas tij, roli i mbrojtësit të viktimave është të paraqesë pasojat që ato kanë përjetuar, përfshirë stresin post-traumatik, ndërsa rrëfimet e tyre do ta ndihmojnë trupin gjykues të vlerësojë nëse ekziston një lidhje mes krimeve të pretenduara dhe të akuzuarve.
Nga ana tjetër, avokati i Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, deklaroi se nuk ka asnjë provë që klienti i tij ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të pretenduar nga Prokuroria, si dhe mohoi çdo përfshirje të tij në hartimin apo shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Mbrojtja e di që ju do e bëni punën tuaj i nderuar gjykatës, dhe ju do të pranoni konsensusin, pra provat që kemi ju kanë përshkruar juve. Në fakt është Prokuroria ajo që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e atyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arrinin të gjenin. Por siç e thashë të hënën, barra e provës bie mbi ZPS-në dhe vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan për këtë”, u shpreh Mishetiç.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë “mëkat të madh”, pasi, siç tha ai, ka premtuar më shumë sesa ka arritur të dëshmojë në sallën e gjyqit.
“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë”, përfundoi avokati.
Ndërkaq, mbrojtja e Kadri Veseli i cilësoi të pabazuara akuzat ndaj tij. Avokati Rodney Dixon u shpreh se klienti i tij nuk mund të shpallet fajtor mbi baza të provave të patestuara apo thashethemeve.
“ZPS-ja kur foli të hënën foli shumë pak për zotin Veselin, deri në momentin kur nga fundi, zoti Howling iu rikthye trillimit të ZPS-së, të ligjeve dhe fakteve për një përpjekje të fundit për të përfshirë zotëri Veselin. Sipas nesh, deri në këto momente nuk u tha asgjë, madje edhe kur thanë, thanë fjalë boshe. Asgjë deri në fund të fjalës së ZPS-së, sepse nuk kanë asnjë përgjigje për akuzat që ngritëm ne sa i takon argumenteve të tyre ndaj zotëri Veselit. Por sidoqoftë, ata pretendojnë se ne nuk kemi trajtuar themelësinë e akuzave të ZPS-së. Është akuzë e rëndë kjo. Sepse ajo që bëmë ne javën e kaluar, ishte trajtimi i të gjitha akuzave, një nga një, të paraqitura nga ZPS”, tha Dixon.
Ai shtoi se një parim themelor i së drejtës penale është testimi i provave dhe se gjykata nuk mund të shpallë fajësi mbi baza të pasigurta.
“Mbrojtja mbështetet në të drejtat më themelore që duhen të jenë në çdo gjykim penal, pra e thënë shkurt, të testohen provat ndaj të akuzuarve. ZPS-ja po përpiqet të shfrytëzojë pikërisht fillin e artë të të drejtës penale për të lidhur klientin tim. Ky parim ligjor është i padiskutueshëm, gjykata nuk mund të shpallë fajësinë për një person, nëse kjo shpallje fajësie do të mbështetet vetëm mbi prova të patestuara dhe thashetheme”, përfundoi ai.
Avokati i Jakup Krasniqi, Aidan Ellis, deklaroi se qasja e Prokurorisë vazhdon të karakterizohet nga përzgjedhje e njëanshme e provave, duke lënë jashtë elemente që, sipas tij, rrëzojnë pretendimet e saj.
“Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj, ndërkohë që nuk mori parasysh fare sqarimet si dhe dëshmi shfajësuese dhe të pakundërshtuara nga vetë dëshmitarë të Prokurorisë. Kjo nuk është analizë, kjo është shtrembërim”, tha Ellis para trupit gjykues.
Gjatë fjalëve përmbyllëse të mbrojtjes, edhe avokati i Rexhep Selimi, Geoffrey Roberts, vuri në pikëpyetje forcën e argumenteve të ZPS-së ndaj klientit të tij. Ai tha se vetë mënyra e paraqitjes së Prokurorisë tregon mungesë bindjeje.
“Të jem i sinqertë, siç dhe kemi bërë deri tani, unë kam një problem. Nuk ka asgjë në parashtrimet e Prokurorisë, të cilave mund t’u kundërpërgjigjem, pavarësisht se më keni dhënë dy orë e gjysmë për parashtrimet. Prokuroria me argumentet e veta, në kundërpërgjigjet e argumenteve tona, tha vetëm disa pika diskrete, që ne i kemi trajtuar kohë më parë. Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotëri Selimit”, deklaroi ai.
Roberts kërkoi shpalljen e pafajësisë për Selimin dhe lirimin e tij të menjëhershëm.
“Prokuroria nuk ka argumente kundër zoti Selimi. Nuk mund të merret vendim fajësie. Nuk ka asnjë provë, asgjë nuk mund të nxjerrë Prokuroria tani për të siguruar vendimin e fajësisë kundër z. Selimi. Për secilin nga pretendimet që ka pasur prokuroria ndaj z. Selimi në këtë rast gjyqësor, këto kanë qenë të pabaza. Duhet të shfajësohet nga të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, theksoi ai.
Ka nisur në Uashington takimi i parë i Bordit të Paqes, ku presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh edhe për Kosovën.
16:25 1 ditë më parë19.02.2026.
Autori
Drejtoria arsimore në Prishtinë ka vendosur të ndryshojë orarin mësimor me rastin e muajit të Ramazanit, për t’i ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësuesve që agjërojnë.
13:38 1 ditë më parë19.02.2026.
Autori
Administrata e Donald Trump po shtyn NATO të zvogëlojë misionet paqeruajtëse në disa vende, përfshirë dhe KFOR në Kosovë, duke ngritur shqetësime për pasojat që një tërheqje e mundshme mund të ketë në stabilitetin e rajonit.
13:16 1 ditë më parë19.02.2026.
Autori
Selimi theksoi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi dhe se, sipas tij, rezistenca e UÇK-së sipas tij ishte e pashmangshme përballë represionit të Serbisë asokohe.
15:30 2 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Në seancë përmbyllëse në Hagë folën të gjithë ish liderët e UCK-së. Në fjalën e tij Jakup Krasniqi deklaroi se nuk është kriminel, siç e përshkruan aktakuza e prokurorisë speciale.
15:28 2 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Haga, i bëri thirrje gjykatës të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë.
15:07 2 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli i tij po përballeshin me shfarosje nga regjimi serb, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç. Ai i cilësoi akuzat e ZPS-së një fyerje për dëshmorët dhe viktimat e luftës.
14:39 2 ditë më parë18.02.2026.
Autori
"Pa Turqinë, Evropa nuk mund të ndërtojë një ekuacion të fortë sigurie". Kështu deklaroi presidenti turk pas kthimit të tij nga Etiopia.
13:33 2 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor të Prishtinës, teksa ka nisur protesta paqësore e organizuar në nder të UÇK-së dhe kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
14:34 3 ditë më parë17.02.2026.
Autori
Komente (0)