Në seancë përmbyllëse në Hagë folën të gjithë ish liderët e UCK-së. Në fjalën e tij Jakup Krasniqi deklaroi se nuk është kriminel, siç e përshkruan aktakuza e prokurorisë speciale.
"“Qëndroj sot këtu para jush, jo si një kriminel që përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitetin njerëzor, me një popull që e refuzoi të zhdukej nga politika e krimit dhe gjenocidit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar duke udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë të lira", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)