"Më merrni në telefon", Trump mesazh Kosovës: Nëse nuk shkoni mirë me Serbinë...

Ka nisur në Uashington takimi i parë i Bordit të Paqes, ku presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh edhe për Kosovën.

Burimi: Newsmax

19.02.2026. 16:25

"Më merrni në telefon", Trump mesazh Kosovës: Nëse nuk shkoni mirë me Serbinë...

Ka nisur në Uashington takimi i parë i Bordit të Paqes, ku presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh edhe për Kosovën.

“Herën e fundit që isha në Kinë, presidenti atje më trajtoi shumë mirë, më organizoi një mikpritje të jashtëzakonshme. Presidentit i thashë që herën tjetër që të vij në Kinë dua një mikpritje edhe më madhështore. Pastaj punësuam Kushnerin dhe ai është i dërguari i paqes. Duke qenë se Irani tani është një çështje e rëndësishme, kemi pasur bisedime me ta, ende nuk kemi arritur një marrëveshje.Duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija. Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, u shpreh Donald Trump.

Trump: Hamas më premtoi çarmatimin, ti japim fund programit bërthamor iranian

“Hamasi më ka premtuar se do të heqë dorë nga armët. Në këto momente Gaza nuk është një vend terrorist. Jam i kënaqur të them se disa vende kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë. Faleminderit, djema.

Çdo dollar i shpenzuar është investim për stabilitetin që është kaq i rëndësishëm. Janë njerëz të zgjuar, ndonjëherë shumë energjikë, por njerëz të mrekullueshëm. Bota po pret për Hamasin dhe kjo do të ndodhë. Kemi Libanin me disa probleme, për të cilat po punojmë", tha Trump. 

Ndërkohë sipas tij e rëndësishme është që t'i jepet fund dhe programit bërthamor të iranit. 

"Më e rëndësishmja është t’i japim fund programit bërthamor të Iranit. Shumë në Europë dëshirojnë të jenë anëtarë të përhershëm. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Europën, kemi kreun e NATO-s që po bën një punë të shkëlqyer. Unë kujdesem që të shpëtoj jetë njerëzish, nuk dua që njerëzit të vriten edhe pse janë vende shumë larg SHBA-së” tha Trump.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)