Prej më shumë se një viti në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të përballet për herë të parë me gjykatën e lartë më 9 mars.
Seanca e parë në themel është caktuar për orën 09:30, ku gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri do të kryesojë trupin gjykues, ndërsa relatorët e çështjes do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Vendimi për kalimin në gjykim të dosjes që përfshin Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe disa shoqëri, u mor nga Gjykata e Posaçme më 9 shkurt.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij akuzohen për krijimin e një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash. Sipas hetimeve të SPAK, ata kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e Bashkisë së Tiranës dhe kanë marrë ryshfete nga biznesmenë kontraktorë.
Shuma e dyshuar e përfituar arrin rreth 1 milion euro, të cilat, sipas SPAK, janë përdorur kryesisht për blerje luksoze online nga Ajola Xoxa.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)