Spiropali në Departamentit Amerikan të Tregtisë: Rritje e investimeve amerikane

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë

07.02.2026. 14:45

Spiropali në Departamentit Amerikan të Tregtisë: Rritje e investimeve amerikane

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Takimi me dy zyrtarët e lartë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike. 

Spiropali theksoi se "Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor."

"Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete", nënvijëzoi Ministrja e Jashtme e Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)