Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 6 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Taulant Balla deklaroi se pret vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e PD për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë me një reagim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe kërkoi shfyqizimin e ndryshimeve të reja në rregulloren e Kuvendit.
Balla deklaroi se për momentin të gjithë komisionet parlamentare nuk do të ndryshojnë, teksa shtoi se është në pritje të vendimit të zbardhur të Kushtetueses për këtë çështje.
“Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e ‘të drejtës së shprehjes’, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë. Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim”, shkruan Balla.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e opozitës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të cilat u miratuan me nisjen e legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës socialiste.
Anëtarët e Kushtetueses kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, të cilat sipas tyre janë të papajtueshme me Kushtetutën e vendit.
Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja shprehet se ndryshimet e reja duhet të shfuqizohen pasi cenojnë parimet e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit, si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.
Një lokal është shkrumbuar nga flakët në zonën e Lungomares në Vlorë. Shkaqet janë ende të paqarta.
20:37 53 min më parë23.02.2026.
Autori
Në Foltoren e radhës para kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se zv.kryeministrja Balluku, sipas prokurorisë rrezikon 36 vite burg për krimet e kryera.
19:22 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
16:01 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)