Gjykata Administrative rrëzon për herë të dytë përjashtimin e deputetëve të PD

Për demokratët ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore.

17.04.2026. 12:45

Gjykata Administrative rrëzon për herë të dytë përjashtimin e deputetëve të PD

Partia Demokratike ka nxjerr një njoftim për mediat përmes të cilit bën me dije se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, ka vendosur të shfuqizojë masat e përjashtimit nga Kuvendi për 30 ditë për disa deputetë të PD.

Bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka të cilët u përjashtuan nga pjesëmarrja në punimet e kuvendit dhe komisionet për incidentet në seancën e 18 dhjetorit.

Sipas Partisë Demokratike, vendimet e shfuqizuara nga Gjykata ishin marrë në datën 23 Dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën, dhe lënë në fuqi në datën 20 Janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.

Për demokratët ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës për shkak se janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)