Lumi Hudson shërben sërish si pistë, një tjetër avion kryen ulje emergjence

Një avion i vogël bëri ulje të detyruar në ujërat e lumit Hudson, pas një problemi që shfaqi në motor.

Burimi: The sun

03.03.2026. 12:51

Lumi Hudson shërben sërish si pistë, një tjetër avion kryen ulje emergjence

Një avion i vogël përplas në ujërat e lumit Hudson gjatë një uljeje emergjente, duke detyruar pilotin dhe pasagjerin të notonin në ujërat e akullta për të shpëtuar jetën.

Sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin dy persona kur avioni humbi motorin teksa fluturonte nga Long Island drejt aeroportit Steward të Nju Jorkut.

Mjeti ajror tip Cessna 172 përfundoi në ujë, në një zonë me copa akulli, duke e bërë operacionin e kërkim-shpëtimit edhe më të vështirë.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fillimisht patën vështirësi në lokalizimin e avionit, i cili ishte pjesërisht i zhytur.

Fatmirësisht, piloti dhe pasagjeri arritën të dalin nga kabina dhe të notonin deri në breg. Ata u transportuan në spital me lëndime të lehta dhe pritet të rikuperohen plotësisht.

Më 15 janar 2009 një avion i kompanisë "US Airways Flight 1549", një Airbus A320 me 150 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje të detyruar në ujërat e Hudsonit pasi kishte goditur një tufë pa pata të egra. Të gjithë personat në bord shpëtuan pa lëndime.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)