Rutte i pashqetësuar nga Trump: Vendet e NATO-s do ta mbrojnë së bashku Groenlandën dhe Arktikun

Gjatë një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç në Zagreb, Rutte deklaroi se shtetet anëtare bien dakord për forcimin e sigurisë së Arktikut dhe zbuloi se NATO po përgatit hapat e ardhshëm për të rritur mbrojtjen në rajon.

Burimi: Brussels Time

12.01.2026. 18:04

Rutte i pashqetësuar nga Trump: Vendet e NATO-s do ta mbrojnë së bashku Groenlandën dhe Arktikun

“Vendet e NATO-s duhet të punojnë së bashku për të ruajtur sigurinë e Groenlandës dhe Arktikut kundër rivalëve si Rusia dhe Kina”.

Kështu deklaroi këtë të hënë kreu i NATO-s, Mark Rutte, teksa iu desh të komentonte paralajmërimet e Donald Trump për blerjen ose pushtimin e ishullit të akullt, që i përket Danimarkës si territor.

Gjatë një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç në Zagreb, Rutte deklaroi se shtetet anëtare bien dakord për forcimin e sigurisë së Arktikut dhe zbuloi se NATO po përgatit hapat e ardhshëm për të rritur mbrojtjen në rajon.

Rutte theksoi rëndësinë e mbrojtjes kolektive, duke vënë në dukje se përfshirja e NATO-s në Arktik është rritur ndjeshëm që nga viti 2025. Ai shtoi se po zhvillohen diskutime për të përcaktuar këto veprime të ardhshme dhe për të siguruar një qasje të unifikuar për mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

Sipas Brussels Time, burime pranë NATO-s sugjerojnë se hapat e ardhshëm të planifikuar që Rutte përmendi, mund të përfshijnë nisjen e një misioni të ri ushtarak në Arktik.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti javën e kaluar dëshirën e tij që Uashingtoni të marrë kontrollin e Groenlandës për të mbrojtur më mirë rajonin, madje duke lënë të kuptohet edhe mundësinë e përdorimit të forcës.

Danimarka sakaq ka paralajmëruar se një pushtim i Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s. Krahas aleatëve evropianë, Danimarka po punon për një operacion të përbashkët për të penguar Uashingtonin të marrë masa agresive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)