Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Akordi i vitit 1951 mes SHBA-së dhe Danimarkës, i jep Uashingtonit të drejtën të strehojë personel ushtarak, të kontrollojë ulje-ngritjet apo lëvizjet e mjeteve ajrore dhe detare.
Një marrëveshje pak e njohur, e nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, tregon se Shtetet e Bashkuara gëzojnë tashmë akses të gjerë ushtarak në Groenlandë. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo vë në pikëpyetje nevojën e pretendimeve të fundit të presidentit Donald Trump për marrjen ose blerjen e ishullit arktik.
Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 1951 mes SHBA-së dhe Danimarkës, kur këta të fundit ishin pushtuar nga nazistët, i jep Uashingtonit të drejtën të strehojë personel ushtarak, të kontrollojë ulje-ngritjet, ankorimet dhe lëvizjet e mjeteve ajrore dhe detare, si dhe të ndërtojë, mirëmbajë dhe operojë baza ushtarake në Groenlandë.
Dokumenti ka dalë sërish në vëmendje në një moment tensionesh politike, pasi Trump ka deklaruar se Groenlanda është “thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, teksa e ka cilësuar edhe një burim të ardhshëm pasurish minerare. Ditët e fundit, ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake, duke shqetësuar aleatët europianë.
Sipas analistit Mikkel Runge Olesen nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, SHBA-ja ka “praktikisht dorë të lirë” në Groenlandë. “Është e vështirë të imagjinohet që Shtetet e Bashkuara të mos marrin gjithçka që dëshirojnë, mjafton ta kërkojë,” tha ai për New York Times.
Një amendament i vitit 2004 parashikon që SHBA-ja të konsultohet me Danimarkën dhe Groenlandën për çdo ndryshim të rëndësishëm ushtarak, por ekspertët e konsiderojnë këtë më tepër një formalitet diplomatik. Aktualisht, SHBA-ja mban vetëm një bazë ushtarake, e njohur sot si “Pittufik Space Base”, që shërben për monitorimin e raketave që mund të kalojnë mbi Polin e Veriut.
Policia spanjolle ka njoftuar sot se gati 10 ton kokainë u sekuestruan javën e kaluar nga një anij.e që transportonte kripë në Oqeanin Atlantik
16:31 27 min më parë12.01.2026.
Autori
Pavarësisht përplasjeve që kanë pasur me njëri-tjetrin, Donald Trump po planifikon të flasë me Elon Musk për rivendosjen e internetit në Iran, ku autoritetet kanë ndërprerë shërbimet për katër ditë.
15:30 1 h më parë12.01.2026.
Autori
Kina ka reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump se Kuba nuk do të marrë më para e naftë nga Venezuela.
13:19 3 h më parë12.01.2026.
Autori
Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund “të veprojnë edhe përpara se të mbahet takimi”.
09:31 7 h më parë12.01.2026.
Autori
"Kuba është një komb i lirë, i pavarur dhe sovran, askush nuk na dikton se çfarë do të bëjmë". Kështu ju përgjigj SHBA-ve, Presidenti Miguel Diaz-Canel nga Havana, pasi Donald Trump i bëri thirrje Havanës zyrtare për një marrëveshje me Uashingtonin "para se të jetë tepër vonë".
21:47 19 h më parë11.01.2026.
Autori
Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u mburrën së fundmi se Trump u bleu nga katër palë këpucë secilit, sepse mendonte se këpucët e tyre ishin të vjetra.
20:42 20 h më parë11.01.2026.
Autori
Gjendja shëndetësore e udhëheqësit të Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, dyshohet se është përkeqësuar.
20:16 20 h më parë11.01.2026.
Autori
Flamuri i vjetër është bërë një simbol i identitetit anti-regjim. Për këtë arsye dallimi midis dy flamujve nuk është grafik, por politik dhe ideologjik, pasi njëri flet për Iranin si një komb me një histori, ndërsa tjetri për Iranin si një revolucion me një mision.
19:49 21 h më parë11.01.2026.
AutoriNumri i protestuesve të vdekur në Iran ka arritur në 490, ndërsa bashkë me 48 roje sigurie e kalon 500 viktima. Po ashtu raportohet për 10.000 të arrestuar nga forcat e regjimit, në një kohë kur CNN bën me dije se Donald Trump do të vendosë të martën për ndërhyrjen amerikane.
18:47 22 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)