Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër individëve, organizatave dhe anijeve të lidhura me Iranin, tashmë që lufta ka hyrë në javën e saj të shtatë.
Tre persona, nëntë anije dhe 17 subjekte, që mund të nënkuptojnë kompani ose organizata janë sanksionuar, sipas përditësimit në faqen e internetit të Thesarit.
Kjo vjen pas një njoftimi nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, se Shtetet e Bashkuara nuk do të rinovonin një përjashtim nga sanksionet që kishin lejuar blerjen e naftës ruse dhe iraniane që lundronte në det.
Bessent shtoi se SHBA-të u kanë kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme të ngrijnë llogaritë bankare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe do të shqyrtojnë sanksione dytësore nëse nuk e bëjnë këtë.
Ndërkohë Irani ka pezulluar eksportet e të gjitha produkteve petrokimike deri në një njoftim të dytë, me motivacionin, “për të përmbushur nevojat e brendshme".
Që nga fillimi i luftës, Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj një numri kompleksesh petrokimike në Iran, duke përfshirë Asaluyeh dhe Mahshahr, të dyja në jug të vendit.
Media iraniane Jamaran thotë se disa komplekese janë dëmtuar rëndë, teksa të tjera kanë ndaluar prodhimin e materialeve petrokimike.
Produktet nga kjo industri variojnë nga plastika te plehrat, që do të thotë se ndikimi mund të ndikojë në disa industri dhe vende pune brenda Iranit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)