Suedia kap sasinë më të madhe të kokainës në historinë e saj

Autoritetet portuale në Suedi bëjnë me dije se kanë sekuestruar një sasi prej 3 tonësh kokainë, më e madhja në historinë e vendit.

Burimi: Reuters

12.01.2026. 22:01

Suedia kap sasinë më të madhe të kokainës në historinë e saj

Autoritetet suedeze sekuestruan rreth tre tonë kokainë në portin e qytetit Helsingborg, në jugperëndim të Suedisë. Ky është sekuestrimi më i madh i drogës në histori të vendit.

Kokaina ishte fshehur në një kontenier që vinte nga Amerika e Jugut, teksa nuk dihet destinacioni i saj. Prokurori Mans Biörklund tha se deri tani nuk ka pasur arrestime. Doganat kishin monitoruar kontenierin për disa kohë dhe e kontrolluan me pajisje speciale.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar kush qëndron pas këtij transporti të madh droge dhe për të parandaluar ngarkesa të tjera të paligjshme.

Në të njëjtën ditë, policia spanjolle sekuestronte një anije me gati 10 tonë kokainë që vinte nga Brazili drejt Evropës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)