Organet kundër korrupsionit në Ukrainë kanë ngritur akuza të rënda ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko, e dyshuar për drejtimin e një skeme të organizuar për blerjen e votave brenda parlamentit.
NABU, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit nuk përmendi emrin e saj drejtpërdrejt, por burime të agjencisë Reuters konfirmuan se hetimi lidhet me Timoshenkon. Sipas autoriteteve, deputetët merrnin pagesa paraprake për të votuar ligje të caktuara ose për të mos votuar fare, si pjesë e një sistemi të strukturuar mirë.
Ish-liderja e “Revolucionit Portokalli”, e cila ka shërbyer dy herë si kryeministre, mohoi akuzat përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se do të pastrojë emrin e saj në gjykatë, pa dhënë detaje të tjera mbi hetimin.
Hetimi është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë së Kievit për të luftuar korrupsionin dhe për të përmbushur kushtet e Bashkimit Europian. Muajt e fundit, skandale të ngjashme kanë përfshirë edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Julia Timoshenko mbetet një nga figurat më të njohura politike të Ukrainës, edhe pse ndikimi i saj ka rënë gjatë viteve të fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)