Aeroporti i Brukselit ka njoftuar pasagjerët se të gjitha rrugët hyrëse për në terminal janë mbyllur përkohësisht për shkak të një rrjedhjeje gazi.
Rrjedhja e gazit ka ndodhur aksidentalisht gjatë punimeve për ndërtimin e një aksi të ri rrugor.
Aeroporti njofton se aktualisht mund të arrihet vetëm me tren, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një afat kohor për rivendosjen e trafikut rrugor.
Situata po monitorohet nga autoritetet, të cilat ndodhen në vendngjarje për të kontrolluar dhe siguruar zonën.
Incidenti vjen në një ditë të vështirë për aeroportin, me rreth gjysmën e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve të anuluara tashmë për shkak të një greve kombëtare nga sindikatat .
Operatori i aeroportit të Brukselit tha se priste 259 fluturime sot, krahasuar me 523 që janë zakonisht.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)