Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 22 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Procesi mund të zgjasë “shumë vite” për shkak të fluksit të paprecedentë. Në shtetin e amerikës qendrore figuronin të regjistruar 350 mijë persona të regjistruar si shtetas spanjollë, por kërkesat për aplikim kanë tejkaluar çdo parashikim.
Më shumë se 600 mijë qytetarë kubanë kanë paraqitur kërkesë për të marrë shtetësinë spanjolle në Konsullatën e Spanjës në Havanë. Dyndja ndodhi në kuadër të Ligjit për Kujtesën Demokratike, ligj i miratuar në tetor të vitit 2022 nga qeveria e Pedro Sánchez. Ky legjislacion zgjeron ndjeshëm mundësitë e marrjes së shtetësisë për pasardhësit e emigrantëve spanjollë, një kategori shumë e pranishme në Kubë për shkak të lidhjeve historike mes dy vendeve.
Fillimisht, Këshilli i Përgjithshëm i Shtetësisë Spanjolle jashtë vendit kishte parashikuar rreth 350 mijë aplikime nga Kuba. Megjithatë, të dhënat e reja të siguruara nga media kubane “14ymedio”, tregojnë se interesi ka qenë shumë më i madh sesa pritej.
Sipas burimeve diplomatike spanjolle, mbi 600 mijë persona kanë paraqitur kërkesa ose kanë rezervuar takim për aplikim, një numër që tejkalon çdo parashikim të mëparshëm. Aktualisht, rreth 350 mijë kubanë figurojnë të regjistruar si shtetas spanjollë, ndërsa më shumë se 400 mijë dosje të tjera presin ende të thirren në konsullatë.
Fluksi i jashtëzakonshëm i aplikimeve ka vënë nën presion të madh rrjetin konsullor spanjoll në Kubë, i cili prej vitesh përballet me mungesë personeli dhe infrastrukturë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesa të tilla. Sipas kryetares së Këshillit të Përgjithshëm të Shtetësisë Spanjolle jashtë vendit, Violeta Alonso, përfundimi i të gjitha procedurave do të kërkojë “shumë vite”, duke theksuar se kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për t’i përpunuar kaq dosje në kohë të shkurtër.
Për Kubën, ku shumë familje kanë rrënjë spanjolle, ky proces përbën një nga valët më të mëdha të kërkesave për shtetësi evropiane në historinë e saj moderne. Ndërkohë, për Spanjën, paraqet një sfidë të rëndësishme organizative dhe diplomatike, duke kërkuar rritje të burimeve dhe stafit konsullor për të shmangur bllokimin total të procesit.
India ka prezantuar për herë të parë publikisht një raketë hipersonike, gjatë paradës ushtarake me rastin e Festës Kombëtare, të zhvilluar në Kartavya Path.
18:03 20 min më parë02.02.2026.
Autori
Një avion transporti rus Ilyushin Il-76, i cili më parë kishte transportuar sisteme të mbrojtjes ajrore në Venezuelë, zbarkoi të dielën vonë në një bazë ushtarake pranë Havanës, sipas të dhënave të fluturimit të raportuara nga Defense News.
17:19 1 h më parë02.02.2026.
Autori
Emri i Princeshës së Norvegjisë, Mette-Marit, përmendet mbi 1,000 herë në dosjet e reja të Epstein të publikuara të premten.
17:15 1 h më parë02.02.2026.
AutoriKryeministri armen ka formuar një bandë të quajtur "Varchaband", duke kombinuar fjalën armene "varchapet", që do të thotë "kryeministër", me fjalën angleze "band". Ata performuan në Yerevan falas për publikun.
16:38 1 h më parë02.02.2026.
Autori
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy e këtij viti ka shkaktuar polemika të forta politike, me Donald Trump që nisi një sulm të ashpër si ndaj institucionit ashtu edhe ndaj prezantuesit Trevor Noah, disa orë pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
15:39 2 h më parë02.02.2026.
Autori
Qendra Kennedy në kryeqytetin amerikan do të mbyllet për dy vite për shkak se do të rinovohet. Lajmin e dha vetë presidenti amerikan, Donald Trump në rrjetin Truthh Social.
11:07 7 h më parë02.02.2026.
Autori
Kalimi kufitar Rafah i Gazës me Egjiptin u rihap të hënën për trafik të kufizuar, një hap kyç ndërsa armëpushimi Izrael-Hamas ecën përpara, sipas zyrtarëve të sigurisë egjiptiane dhe izraelite.
09:50 8 h më parë02.02.2026.
Autori
Kina ka ekzekutuar katër anëtarë të mafias së familjes Bai, një nga dinastitë famëkeqe në Mianmar, raportojnë mediat shtetërore.
09:30 8 h më parë02.02.2026.
Autori
Rrjetat që dikur përdoreshin për të mbrojtur tulipanët në Holandë po marrin një jetë të re, duke mbrojtur ushtarët dhe civilët ukrainas nga dronët rusë.
07:35 10 h më parë02.02.2026.
Autori
Komente (0)