Autoritetet në Afrikën e Jugut kanë arrestuar 11 të dyshuar në lidhje me sulmin e rëndë në një lokal nate të dielën, ku u vranë 9 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.
Zëvendëskomisari i policisë provinciale, Gjeneral Major Fred Kekana tha se 9 nga të dyshuarit e arrestuar janë shtetas të Lesotos, ndërsa njëri është nga Mozambiku.
Një tjetër i dyshuar, që besohet të jetë një minator nga Afrika e Jugut, u ndalua gjithashtu.
Paraprakisht, ndonëse sulmi dukej si paprovokuar, hetimet sugjerojnë se motivi i tij lidhet me luftërat e paligjshme për territor të minierave.
Personat e arrestuarit hynë në lokalin e natës pak pas mesnatës dhe nisën të qëllonin të pranishmit me breshëri armësh. Të shtënat vijuan dhe jashtë lokalit.
Pas kryerjes së arrestimeve, të dyshuarve u gjetën disa armë zjarri pa leje, përfshirë një pushkë AK-47.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)