Çifti Bill dhe Hillary Clinton kanë kërkuar që dëshmia e tyre në Kongres lidhur me dosjen "Epstein" të mbahet publikisht. Kjo sipas tyre, që republikanët të mos politizojnë çështjen.
Ish presidentit dhe ish sekretares së shtetit u është kërkuar të dëshmojnë me dyer të mbyllura para komitetit mbikqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton lidhjet e financierit me figura të fuqishme.
Politikisht, demokratët thonë se hetimi po përdoret si armë për të sulmuar kundërshtarët politikë të presidentit Trump.
“Nëse e doni këtë luftë… le ta bëjmë publikisht”, u shpreh Hillary Clinton. Ndërsa ish presidenti bëri apel "të lëmë lojërat politike dhe ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur: në një seancë dëgjimore publike".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)