Gafa e pafalshme në ditën e parë të punës! Guida përfundon në burg

Një guidë turistike në Egjipt është arrestuar pasi u filmua duke vizatuar me shkumës mbi një piramidë rreth 4 mijë vjeçare në zonën arkeologjike të Sakkarasë, pranë Kajros. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Burimi: Daily Mail

26.02.2026. 16:22

Gafa e pafalshme në ditën e parë të punës! Guida përfundon në burg

Një guidë turistike në Egjipt është arrestuar pasi u filmua duke vizatuar me shkumës mbi një piramidë rreth 4 mijë vjeçare në zonën arkeologjike të Sakkarasë, pranë Kajros. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Videoja, e publikuar më 22 shkurt, tregon momentin kur guida, e cila shoqëronte turistë rusë, bënte vizatime mbi një bllok pranë Piramidës së Unasit. Personi që e filmoi e publikoi menjëherë, duke i thënë se veprimi ishte i gabuar. Sipas përshkrimit të videos, guida iu përgjigj: “A je serioz?”, çka shtoi indinjatën online. Pamjet morën mbi 492 mijë shikime dhe mijëra reagime.

Ministria e Brendshme egjiptiane nisi hetim pas denoncimit dhe e referoi çështjen tek autoritetet përkatëse. Guida u arrestua, pranoi veprimin gjatë marrjes në pyetje dhe u pezullua përkohësisht nga puna. Departamenti i Antikiteteve në Sakkara hoqi menjëherë shenjat e lëna me shkumës.

Sipas mediave lokale, ai rrezikon deri në një vit burg dhe një gjobë të majme në para, nëse shpallet fajtor për dëmtim të një monumenti historik. Ekspertët paralajmëruan se përbërësit kimikë të shkumësit mund të reagojnë me gurin gëlqeror dhe granitin, duke shkaktuar erozion sipërfaqësor.

Guida kërkoi falje, duke thënë se ishte dita e tij e parë në punë pas katër vitesh dhe se entuziazmi e çoi në një “gabim të pafalshëm”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)