Shoferët që përshkuan shkretëtirën e Saharasë në ditë e fundit janë përballur me tufa masive karkalecash, të cilat kanë mbuluar rrugët dhe kanë krijuar vështirësi serioze gjatë qarkullimit.
Pamjet e filmuara nga Salah Abdelhadi tregojnë momentin kur automjetet kalojnë përmes “reve” të dendura karkalecash, të cilët fluturonin në ajër dhe përplaseshin me makinat.
Karkalecat, që lëvizin me ndihmën e erës, mund të udhëtojnë deri në 160 kilometra në ditë, duke mbuluar zona të gjera brenda një kohe të shkurtër.
Sipas Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, karkalecët, veçanërisht ata të shkretëtirës, konsiderohen ndër dëmtuesit migratorë më shkatërrues në botë, për shkak të aftësisë së tyre për të formuar tufa gjigante dhe për të dëmtuar rëndë të mbjellat.
Siç shihet edhe nga pamjet, insektet kanë “pushtuar” rrugën, duke reduktuar dukshmërinë dhe duke krijuar rrezik për aksidente. Përplasja e vazhdueshme e karkalecave me xhamat e makinave ka detyruar drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)