Zbulohet një rrjet i madh tunelesh nëntokësore në një mal në Turqi

Një zbulim i ri në Turqi ka ringjallur debatet mbi ekzistencën e Arkës së Noes, pasi studiues amerikanë pretendojnë se kanë identifikuar struktura që përputhen me përshkrimet biblike.

Burimi: Daily Mail

21.04.2026. 15:25

Zbulohet një rrjet i madh tunelesh nëntokësore në një mal në Turqi

Një zbulim i ri në Turqi ka ringjallur debatet mbi ekzistencën e Arkës së Noes, pasi studiues amerikanë pretendojnë se kanë identifikuar struktura që përputhen me përshkrimet biblike.

Kërkimet janë përqendruar në formacionin Durupinar, pranë malit Ararat, ku një ekip i pavarur ka përdorur radarë depërtues në tokë për të zbuluar një rrjet tunelesh dhe korridore që çojnë drejt një hapësire qendrore. Studiuesi Andrew Jones u shpreh se këto struktura nuk janë të rastësishme, por ndjekin një model të caktuar. “Ajo që është interesante është se këto boshllëqe përputhen nën tokë dhe nuk janë të rastësishme. Këto tunele ndjekin një model”, theksoi ai.

Sipas Biblës, Arka e Noes kishte tre nivele të brendshme për të strehuar njerëzit dhe kafshët gjatë përmbytjes së madhe, më shumë se 4,300 vite më parë. Jones e lidh këtë përshkrim me zbulimet e fundit, duke shtuar se analizat me teknologji termike sugjerojnë praninë e një strukture në formë anijeje të varrosur në tokë.

Zona ku ndodhet formacioni është zbuluar në vitin 1948, pas reshjeve të dendura dhe tërmeteve që zbuluan formën misterioze. Matjet biblike për arkën, rreth 157 metra e gjatë dhe 26 metra e gjerë, përputhen me dimensionet e strukturës në terren, sipas studiuesve.

Megjithatë, shumë shkencëtarë mbeten skeptikë, duke e konsideruar këtë një formacion natyror. Ndërkohë, ekipi kërkimor beson se gjetjet tregojnë për një objekt të ndërtuar nga njeriu dhe synon të kryejë shpime më të thella për të vërtetuar hipotezën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)